Kuvendi mban sot dy seanca

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën plenare, në të cilën do të hedhen në votim 10 projektligje, si dhe do shqyrtohen 7 projektligje tjera, vendime dhe rekomandime.

Sipas njoftimit, kjo seancë pritet të fillojë nga ora 11:00, përcjell teve1.info

Ndërsa nga ora 13:00, do të mbahet edhe një seancë e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë kosovare të Akreditimit.