Kuvendi me dy seanca, diskutohet për situatën e sigurisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Legjislaturës së Vlll-të të Kuvendit të Kosovësç Në seancën konstituive të kësaj legjislature, të cilën e udhëhoqi deputeti më i vjetër në moshë dhe deputetja më e re kanë marrë pjesë 113 deputetë ndërsa Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit me 69 vota "pro", 33 "kundër" dhe asnjë abstenim. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen paraditen e sotme në një seancë të re që është planifikuar të nisë në ora 10:00.

Seanca do të ketë këtë rend të ditës: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas përfundimit të punimeve të kësaj seance, do të vijohet me punimet e seancës së papërfunduar të datës 14 prill, përkatësisht me debatin parlamentar për sigurinë në vend.