Kuvendi miraton rezolutën për unifikimin doganor me Shqipërinë

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot seancën e cila kishte mbetur në gjysmë, pasi disa rezoluta kishin mbetur pa u votuar.

Deputetët me shumicë votash kanë votuar rezolutën për unifikimin doganor nëdrmjet Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Kurse rekomandimet për interpelancën e Haradinajt për borxhet në komunat e veriut, nuk u votuan.

Kjo pasi grupet parlamentare kërkuan edhe pak kohë për ta koordinuar tekstin e rezolutës.