Kuvendi vazhdon sot seancën e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit

Sot do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ndotjen e ajrit.

Pas gati katër orë diskutimi të mërkurën, deputetët vendosen që debatin ta vazhdojnë sot nga ora 10:00.

Në seancën e së mërkurës, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se e kanë gjetur nga çfarë po vjen ndotja e madhe e ajrit në kryeqytet.

Reshitaj ka theksuar se ende nuk është gjetur fajtori kryesor për këtë gjendje, mirëpo ka thënë se termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë.

Ministrja ka përmendur filtrat e Termocentralit ‘Kosova B’, duke thënë se këto filtra nuk janë ndërruar prej vitit 1985.