KMSHZ E MBAN KUVENDIN VJETOR, 60 XHAMI TË THEMELUARA PREJ SHQIPTARËVE NË ZVICËR NËN OMBRELLËN E KOMUNITETIT MUSLIMAN SHQIPTAR NË ZVICËR
Me 02.02.2025, në hapësirat e xhamisë shqiptare “Mesxhidi Nur” në Frauenfeld, i zhvilloi punimet kuvendi vjetor i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, ku morrën pjesë 114 delegatë nga 44 xhami anëtare. Për këtë kuvend vjetor ishin të parapara tetë pika për rend dite, dhe që të gjitha arritën të diskutohen.
Mysafir i kësaj radhe ishte magjistri i shkencave juridike, aktivist edhe në VIOZ, Omair Kedidi, i cili para delegatëve trajtoi temën: “Baza dhe e drejta ligjore e shoqatave në Zvicër”.
Tri pika të rëndësishme patën trajtim dhe fokus të veçantë:
1. Rregullsia dhe profesionalizmi i raportimit financiar, ku në mënyrë unanime u miratua buxheti, duke i dhënë vlerë transparencës dhe menaxhimit të arsyeshëm dhe të duhur të fondeve.
2. Raportimi mbi menaxhimin e fondeve humanitare: Të pranishmit u informuan për zhvillimet e ndërtimit të nëntë shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi, një shkolle në Marok, dhe ndihma të tjera të cilat u janë dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Siri.
3. Një pikë tjetër me vlerë dhe e rëndësishme ishte miratimi i shtatë Komisioneve që do të veprojnë në kuadër të KMSHZ-së:
Në këtë kuvend u bë pranimi i Qendrës Kulturore për Integrim “Debreshi”, si anëtare e re e KMSHZ-së, me çka numri i qendrave islame shqiptare anëtare ka arritur në 60.
Kuvendi i mbylli punimet me propozime dhe ide konstruktive dhe të rëndësishme për ngritjen dhe avansimin e punës së kryesisë së KMSHZ-së dhe kryesive të xhamive anëtare të kësaj organizate ombrellë në drejtim të nxitjes së proceseve pozitive për komunitetin musliman shqiptar dhe për shoqërinë në Zvicër.
KMSHZ