Ky është Porsche më i shpejtë dhe më i fuqishëm në histori

Sipas standardeve të njerëzve të thjeshtë, edhe Porsche Taycan bazë është shumë i shpejtë. Versioni standard arrin 100 km/h për 5.4 sekonda. Tani ka ardhur mbreti i ri i përshpejtimit dhe performancës së gjithanshme në gamë – Taycan Turbo GT.

Turbo GT është Taycan-i më i fuqishëm që kompania ka ndërtuar ndonjëherë dhe nëse numëroni disa sekonda mbiboost, është gjithashtu Porsche më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë.

Ai prodhon 789 kuaj/fuqi (580 kW) si standard. Kur aktivizohet kontrolli i lëshimit, fuqia rritet në 1,033 kuaj/fuqi (760 kW), ndërsa maksimumi 1,108 kuaj/fuqi (815 kW) është i disponueshëm në një interval të shkurtër kohor prej 2 sekondash. Për më tepër, çift rrotullimi maksimal i disponueshëm është 1,340 Nm.

Sipas Porsche, Taycan Turbo GT i ri përshpejton nga 0-100 km/h për 2.3 sekonda, ose 2.2 sekonda me paketën opsionale Weissach.