Lajçak: Implementimi i Asociacionit, pas nënshkrimit të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një konference për media ka thënë se implementimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe do të behët pas nënshkrimit të marrëveshjes finale mes dy vendeve.

“Marrëveshja është arritur në Bruksel, por nuk është implementuar. Është edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese, gjykata ka thënë se duhet të implementohet. Hapi i radhës duhet të diskutohet.

Asociacioni është pjesë e marrëveshjes në Bruksel”, tha Lajçak.Ai po ashtu tha se detajet duhet të diskutohen si pjesë e negociatave të marrëveshjes, sepse nuk mund ta nënshkruajmë sot dhe ta diskutojmë mas nesër.

“Asociacioni duhet të implementohet pas nënshkrimit të marrëveshjes, por detajet duhet të diskutohen si pjesë e negocionit të marrëveshjes, sepse nuk mund ta nënshkruajmë sot dhe ta diskutojmë mas nesër. Pra duhet ta diskutojmë dhe pastaj të implementohet. Dhe kjo do të ndodh gjatë negociatave. Partneret e konfirmuan se partneret janë dakorduar dhe kjo do të diskutohet”, tha ai.