Lajçak në Munih: Normalizimi Kosovë-Serbi, kyç për stabilitetin rajonal

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar se normalizimi i raporteve mes dy vendeve, është kyç për stabilitetin rajonal.

Përmes një postimi në “X”, Lajçak ka thënë se këto komente i ka bërë në Munih, gjatë një paneli diskutimi në Konferencën e Sigurisë që po mbahet atje, përcjell teve1.info.

“Fola mbrëmë për rëndësinë kruciale për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në një panel diskutimi mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Normalizimi është kyç për stabilitetin rajonal, përparimin, zhvillimin dhe progresin drejt BE-së”, shkroi Lajçaku në “X”.