Lajçak publikon foto nga darka me Kurtin e Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qëndruar në Berlin të Gjermanisë ku edhe ka darkuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak ka publikuar edhe një foto nga takimi me Kurtin dhe Vuçiqin, ku është mbajtur darka jo formale, shkruan lajmi.net.

“Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj të këtij viti.