Lajm i keq për Kosovën, një tjetër lojtar mungon shkak i lëndimit

Kosova do të luajë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Suedisë më 28 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars.