Lamborghini, Jaguar, Ferrari,…: Disa supermakina në Britani patën “fatin e keq” ende pa mbërritur te pronarët e rinj

Policia britanike mori një informacion javën e kaluar për një kamion të përmbysur me një rimorkio që mbante disa supermakina.

Aksidenti ndodhi në A20 pranë Farningham në Kent, jo shumë larg qarkut të famshëm Brands Hatch.

Kamioni u përmbys për arsye të pashpjegueshme, si dhe rimorkio e tij që mbante supermakinat.

 

Pamjet tregojnë një Lamborghini Aventador, një Jaguar F-Type, dy Ferrari, një Mercedes-AMG GT, një Nissan GT-R, një Aston Martin dhe një BMW, ndërsa Bentley Continental përfundoi në çati jashtë rimorkios.

Drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime të lehta dhe dyshohet se ka mundur të shmangë pasoja të rënda për përdoruesit e tjerë të rrugës pavarësisht dëmeve.