Laptopët e rinj ThinkPad vinë me procesorët Intel Core Ultra

Ndërtuar mbi një arkitekturë me blloqe ku procesori dhe grafikat janë më vete në pllakën e procesorit, ato sjellin edhe një çip të ri quajtur “njësia neurale e përpunimit” për proceset AI.

Lenovo zbuloi detajet e para të laptopëve të ardhshëm ThinkPad të cilët do të pajisen me procesorë e fundit Intel “Meteor Lake” ose siç njihen ndryshe si Core Ultra.

Gjenerata më e fundit e procesorëve Intel është dizjanuar më në fokus performancën dhe efikasitetin. Ndërtuar mbi një arkitekturë me blloqe ku procesori dhe grafikat janë më vete në pllakën e procesorit, ato sjellin edhe një çip të ri quajtur “njësia neurale e përpunimit” për proceset AI.

Lenovo ThinkPad X1 Carbon Gen 12

laptopi i ri nuk ka shumë për të dhënë në pamjen e jashtme ndërsa ndryshimi i madh është në brendësi. Gjenerata e 12-të e ThinkPad X1 Carbon vjen me procesorët e fundit Intel Core Ultra.

Sipas Lenovo, procesori ka tre njësi përpunimi: CPU, GPU dhe NPU. Ngarkimi i proceseve mbi GPU dhe NPU liron CPU duke rezultuar në një menaxhim më të mirë të performancën dhe ruajtur konsumin e ulët të energjisë.

Siç thamë më lart vjen me gjeneratën e fundit të procesorëve Intel Core Ultra me deri në 64GB RAM dhe 2TB PCIe NVMe SSD. Ekrani 14-inç OLED ruan rezolucionin 2880p dhe frekuencën 120Hz së bashku me ndriçim maksimal prej 400 nits.

Nisur nga këto statistika, cilësia e imazhit duhet të jetë e lartë. Kompjuteri ka edhe një lexues të shenjës së gishtit, buton fizik të kamerës dhe portë Kensington.

ThinkPad X1 Carbon do të dalë në shitje në Dhjetor 2023 duke filluar nga 2989 dollarë.

Lenovo ThinkPad X1 Yoga 9

Njëlloj si ThinkPad X1 Carbon Gen 2, ThinkPad Yoga Gen 9 nuk ndryshon shumë nga paraardhësi. Përdoruesit marrin të njëjtin bosht palosjeje prej 360 gradësh dhe një ekran thuajse pa kornizë.

Edhe njëherë tjetër ndryshimi është në brendësi. Procesori i ri Intel Core Ultra bie në sy i cili vjen me misionin për të rritur efikasitetin dhe jetëgjatësinë e baterisë.

Krahas procesorëve të fundit, ThinkPad Yoga Gen 9 vjen me 64GB RAM dhe 2TB Gen 4 NVMe SSD. Ekrani 14-inç ka rezolucion 2880p dhe frekuencë rifreskimi prej 120Hz.

Laptopi del në shitje në Mars të 2024 duke filluar nga 2639 dollarë.