LDK nuk do zgjedhje të reja, por qeveri me ish-partitë e PAN-it

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se nuk janë pro mbajtjes së zgjedhjeve të reja por themelimit të Qeverisë së re me emër të mandatarit.

Në takimin e thirrur nga Presidentit Hashim Thaçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa u shpreh se Kuvendi ka shpreh mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, ndaj dhe janë të gatshëm për dorëzim të emrit për mandatin e Kryeministrit.

”Unë mund të them në emër të LDK-së se ne vlerësojmë që në këtë moment nuk duhet të shkojmë në zgjedhje dhe se duhet të bëjmë përpjekje që të themelojmë qeveri e cila ka mandatar në Republikën e Kosovës”.

”Kuvendi ka shprehë mosbesim ndaj kësaj qeverie me 82 vota me mocion të mosbesimit”.

”Vendit i nevojitet një qeveri që ka kapacitete të plota dhe mandat të rregullt dhe momenti i tanishëm me të cilin po ballafaqohet Kosova me pandeminë Covid-19, nuk është e duhur të organizohen zgjedhje”.

”Si LDK edhe në këtë aspekt jemi të gatshëm që të marrim iniciativën të sigurojmë shumicën si parti e dytë dhe mendoj që këtë duhet ta bëjmë bashkarisht”.