LDK: Presidenti e shkeli Kushtetutën me mosemërimin e anëtarëve të KQZ-së

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me bllokimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga ana e presidentit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tyha se KQZ-ja që nga 5 shtatori i vitit 2017 do të duhej që ta kishte përbërjen e re, raporton lajmi.net.

Hoti fajësoi presidentin për shtyrjen e këtij procesi.

“Nga 5 shtatori i 2017 KQZ do të duhej të kishte përbërje të re, por presidenti vendosi të zgjaste mandatin e përbërësve të KQZ-së . Në 10 dhjetor të vitit 2018 presidenti kërkon detaje shtesë për përshtatëshmërinë e kandidatëve”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu tha se presidenti i Kosovës kishte kërkuar që LDK-ja të përfaqësohet me vetëm një anëtar në KQZ.

Sipas tij, presidenti e ka shkelur kushtetutën.

“Shkelje e Kushtetutës është edhe mos veprimi një vjeçar i presidentit. KQZ-ja është insitucion i pëcaktuar me kushtetutë dhe presidenti pa asnjë arsye objective shkeli kushtetutën. Po ashtu që 37 anëtarë të Kuvevendeve Komunale dhe një deputet nuk po mund të certfikikohen. Demokracia jonë e re parlamentare ka nevojë për një Gjykatë Kushtetuese aktive. Ne kërkojmë që në përputhje me Kushtetutën presidenti të emëroj menjëherë anëtarët e KQZ-së”, ka thënë Hoti.