Lejimi i martesës së gjinisë së njejtë, kurthi i fundit kundër familjes dhe shoqërisë sonë

Vështroni me kujdes politikat nacionale të shteteve të fuqishme: Ata, bëjnë ç’mos për të riatdhesuar kudrin e vet nacional (t’i kthejnë në atdhe me çdo çmim kokat e menqura të shtetit të vet).

Ata kanë përgatitur skema sociale të fuqishme e përkrahëse për shtimin e popullsisë, duke u siguruar përkrahje të qëndrueshme ekonomike fëmijëve të posalindur dhe nënave të tyre. Por, edhe vet familjen e kanë rikthyer në fokus të vëmendjes së politikave nacionale.

Në Kosovë, tash e disa vite, kuadri më i mirë e më i çmuar pastaj edhe rinia si shtresa vitale e shtetit tonë, kanë ikur dhe të tjerë janë në pritje për të braktisur atdheun.

Pastaj edhe nataliteti-shtimi i populisë është në rënie të frikshme.

Ndërsa së fundi, me ligjin për lejim të martesave të të njetës gjini, duket se është projektuar edhe kurthi i fundit i një strategjie të përgjumur kombëtare karshi ruajtjes së familjes dhe kombit tonë në përgjithësi!

Mos harroni se lufta kundër familjes historikisht ka qenë e pështirë, por gjithmonë me strategji të planifikuar ajo është veshur me petkun e “virtytit”!

Thirreni mendjes e gjykoni drejtë, para se të mos iu gjykojë historia!

Nga: Prof. Driton Arifi