Kreu i opozitës izraelite, Yair Lapid, ka deklaruar se është koha që lufta në Rripin e Gazës të marrë fund.
Në një mesazh video të publikuar në rrjetet sociale, Lapid vlerësoi sulmet ndaj Iranit si “një nga operacionet më të lavdishme në historinë e luftërave”, por shtoi: “Tani duhet të sjellim pengjet në shtëpi dhe të përfundojmë luftën në Gaza. T’i japim Izraelit një drejtim të ri.”
Ai gjithashtu e akuzoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe aparatin e sigurisë nën drejtimin e tij për një “dështim të pafalshëm” në mosparandalimin e sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. /mesazhi








