Liga e Kampionëve rikthehet me dy super derbi, kryesorja Real – Liverpool

NYON, SWITZERLAND - July 22: A general view of the trophy ahead of the UEFA Champions League 2019/20 Third Qualifying Round draw at the UEFA headquarters, The House of European Football on July 22, 2019 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Sonte (e martë) do zhvillohen dy super përballje në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Derbi më i ‘zjarrtë’ do jetë mes Real Madridit dhe Liverpoolit, derisa Manchester City e pret Borussia Dortmundin, shkruan lajmi.net.

Real Madrid synon të bëjë befasinë këtë edicion duke provuar të fitojë Ligën e Kampionëve, ngase siç dihet nuk shihej si favorit dhe është nënvlerësuar në disa situata.

Kurse, Liverpool kërkon ‘hakmarrjen’ e para dy viteve dhe gjithashtu duan trofeun me prestigjiozë në vend për të siguruar pjesëmarrjen edhe edicionin tjetër, ngase nuk dihet nëse do mbesin në top katër.

Nga ana tjetër, Manchester City nuk do ta këtë aq të lehtë ndaj Borussia Dortmundit.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.