Liga e Kampionëve vazhdon me dy derbi, kryesorja PSG – Barcelona

Sonte (e mërkurë) do zhvillohen dy derbi mjaftë interesant në kuadër të ndeshjeve kthyese të 1/16 e finales së Ligës të Kampionëve.

Dje, Porto dhe Borussia Dortmund siguruan kualifikimin në çerekfinale, ndërsa sonte mbeten të mësohen dy skuadra të tjera, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më interesante është mes PSG-së dhe Barcelonës që zhvillohet në “Parkun e Princave”, me blaugranasit që synon përmbysjen ngase rezultati i ndeshjes së parë ishte 1 – 4.

Nga ana tjetër, Liverpool është nikoqir i RB Leipzigut, edhe pse ndeshja zhvillohet në stadium neutral.“Reds” në ndeshjen e parë dolën fitues me rezultat 2 – 0 dhe shihen si favorit për t’u kualifikuar tutje.Të dy takimet nisin në ora 21:00./