Ligji i meritokracisë

Hoxhë Halil Avdulli

Zoti ka caktuar një sërë ligjesh që e rregullojnë Universin. Këto ligje vlejnë për të gjitha krijesat dhe kushdo që i ndjek ato në mënyrë korrekte do të jetë në gjendje të përfitojë lehtësisht nga Universi.
Një nga këto ligje më të rëndësishmet është ligji i meritokracisë, që bazohet në faktin se njeriu është krijesa më e çmuar në këtë univers dhe se ai posedon shpirtin e dhënë nga Zoti i Madhëruar, kështu që e drejta e tij tejkalon çdo gjë dhe i gjithë universi i nënshtrohet shërbimit të tij.
Por problemi qëndron te mendja e njeriut e cila shpesh mashtrohet dhe gjërat materiale i sheh më të vlefshme se vetveten, dhe kjo është ajo që bie në kundërshtim me ligjin e Zotit në univers.
Në këtë rast njeriu dërgon mesazhe të pavetëdijshme universit se është më pak i vlefshëm se çdo gjë tjetër, gjë që e bën universin t’i përgjigjet thirrjes së tij dhe t’i vështirësoj arritjet e tij.
E njëjta gjë ndodh në marrëdhënie me njerëzit, sa më shumë ta bëni dikë më të vlefshëm se ju, aq më shumë dërgoni mesazhe se ju nuk e meritoni atë dhe ai fillonë të largohet!
——
Zgjidhja nuk është një çështje e komplikuar. Gjithçka që duhet të bëni është të riprogramoni mendjen për të ngritur nivelin e të drejtës suaj në univers. Nuk duhet të shmanget nga ju se ju jeni krijesa më e çmuar tek Zoti. Kur shihni diçka materiale, sido që të ishte, apo edhe njerëzit, mos llogaritni diçka më të vlefshme se ju, kjo nuk do të thotë të jeni arrogantë e mendjemdhenjë, por të jeni objektiv dhe të tregoni se çdo send material është më i vogël se ju, dhe se ju mund t’i posedoni të gjjtha si shumë të tjerë para juve.
Sa më mirë që bashkëveprojmë me ligjet e Zotit kozmike, aq më shumë do të jemi në gjendje të zhvillojmë stilin e jetesës në nivelin më i lartë.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli