Linkedin përfshihet në gaming me tre lojëra mister

Platforma zyrtarisht lançoi një set lojërash mister të stilit Wordle disa javë pasi u vunë re për herë të parë në aplikacion.

Linkedin, rrjeti social profesional i njohur për listimet e vendeve të punë dhe këshillimit të karrierës, ka vendosur të përfshihet në gaming.

Platforma zyrtarisht lançoi një set lojërash mister të stilit Wordle disa javë pasi u vunë re për herë të parë në aplikacion.

Kompania ka filluar me tre lojëra: Pinpoint, një lojë fjalësh ku lojtarët duhet zbulojnë tematikën që lidh së bashku një seri fjalësh; Queens, një lojë mister që ngjan me një shkrirje të Sudoku dhe Minesweeper; dhe Crossclimb, një lojë lojë triva ku duhet të zbuloni një seri fjalësh me katër germa dhe ti vendosni në renditjen e duhur.

Linkedin i përshkruan si lojëra mendjeje edhe pse formati duket shumë i ngjashëm me lojërat e The New York Times. Secila mund të luhet vetëm një herë në ditë dhe lojtarët mund të ndajnë pikësimin e tyre me miqtë.