Lirimi i masave, sot pritet heqja e orës policore

Sot pritet që të lirohen masat kundër Covid-19 në Kosovë.

Siç ka njoftuar Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, nga sot pritet heqja e orës policore.

Po ashtu është shqyrtuar edhe vendimi që të hapen klubet e natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër. Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, thuhet në njoftimin e tyre.