Lirohen nga burgu polici dhe profesori të dyshuar për rastin e vajzës së mitur në Drenas

Gjykata ia ka zbutur masën e sigurisë policit të suspenduar V. V. i cili dyshohet për rastin e vajzës nga Drenasi.

Masa e sigurisë është zbutur edhe për profesorin e dyshuar për rastin e së miturës nga Drenasi.Masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak për të dy të dyshuarit.Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Ai është shprehur se sot Gjykata e ka marrë vendimin për ndryshim të masës, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për të dy të dyshuarit, policin V.V dhe profesorin që mendohet të kenë qenë të përfshirë në rast.Për rastin janë duke u ndjekur penalisht edhe një avokat dhe një doktor.