Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

12 ditë pas kidnapimit tre policët e Kosovës janë liruar nga Serbia.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi ishin kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar për RTV Dukagjini burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Këtë të hënë në orën 09:30 kishte nisur seanca gjyqësore për tre policët e rrëmbyer në gjykatën e Kralevës në Serbi.

Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar lajmin, duke shprehur shqetësimin e tij për kohën që ka kaluar dhe sjelljen e palogjikshme të Serbisë për mbajtjen e tyre atje.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi janë kidnapuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Haxholli ka theksuar se çdo moment i humbur deri në kthimin e tyre në Kosovë dhe në krye të detyrave është i rëndësishëm, pasi ai beson se mund të ketë një tentativë për të fshehur një veprim të çuditshëm përmes një procesi të drejtësisë me standarde mesjetare.

“Rrugës drejt Kralevēs, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë i humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje jo racionale, me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua [e domosdoshme]!”, ka deklaruar Haxholli.