Lista Serbe i bindet urdhrave të Vuçiqit, dorëzon në KQZ listën me kandidatët për deputetë

Lista Serbe e ka dorëzuar në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Listës i prin Igor Simiq, teksa në të janë edhe 16 persona të tjerë në kjo parti, shkruan lajmi.net

Bartësi i listës, Igor Simiq tha se në zgjedhje do të marrin pjesë pas konsultimeve të bëra me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ndërkaq, partitë tjerë ende nuk i kanë dorëzuar listat për deputet.

Partitë e mëdha janë zotuar se në listat për deputetë nuk do të ketë persona me aktakuza.

Megjithatë, një gjë e tillë pritet të verifikohet pas publikimit të listave të plota.