Llogaritë e 2 miliardë përdoruesve të WhatsApp mund të çaktivizohen me një e-mail

Duke u përpjekur për ta bërë procesin e çaktivizimit të një llogarie sa më të lehtë dhe të shpejtë në rast të vjedhjes apo humbjes së një telefoni, WhatsApp i ka hapur rrugë mundësive të abuzimit.

Një ekspert lider i sigurisë paralajmëroi përdoruesit e WhatsApp se llogaritë e tyre mund të çaktivizohen nga kushdo thjeshtë duke dërguar një e-mail dhe nuk ka një mënyrë për ta parandaluar këtë.

Nëse smartfoni juaj është i humbur apo i vjedhur, duhet të shqetësoheni me të vërtetë. Mbi të gjitha pajisjet janë shndërruar në mjetet ku ruajmë të dhënat personale.

Jake Moore, këshilltar për sigurinë kibernetike pranë ESET, shkruante në Twitter sesa e thjeshtë është për aktorë keqdashës me numrin tuaj të telefonit të çaktivizojnë llogarinë tuaj WhatsApp.

Duke postuar një imazh të faqes së suportit të WhatsApp FAQ, Moore shkruante: “Pra mund të shkruaj çfarëdolloj numri dhe ju mund ta çaktivizoni menjëherë atë llogari?”

Siç vihet re nga imazhi, WhatsApp thotë se thjeshtë duke i dërguar një e-mail me tekst “Lost/Stolen: Please deactivate my account” në e-mail së bashku me numrin e telefonit, mjafton për të çaktivizuar një llogari menjëherë.

Mbi të gjitha Moore thotë se kërkesa e çaktivizimit mund të dërgohet nga çdo e-mail.

Duke u përpjekur për ta bërë procesin e çaktivizimit të një llogarie sa më të lehtë dhe të shpejtë në rast të vjedhjes apo humbjes së një telefoni, WhatsApp i ka hapur rrugë mundësive të abuzimit.

Por çfarë ndodh në rast çaktivizimi të llogarisë? Së pari nuk fshihet dhe hapja e aplikacionit nga e para bën të mundur kyçjen në llogari.

Moore thotë se një haker mund të shkruaj një skrip i cili vazhdimisht dërgon e-maile çaktivizimi për një periudhë 30 ditore.