Konsumatorët që instalojnë AltStore gjithashtu duhet të paguajnë një tarifë 1.5 euro në vit, e cila kërkohet nga Apple. Apple tarifon Testut 0.5 euro për çdo isntalim të AltStore.
Epic Games ditën e enjte njoftoi se planifikon të sjellë Fortnite në dyqanin alternativ të aplikacioneve AltStore në Bashkimin Europian, që do të thotë se loja shumë popullore do të bëhet së shpejti e disponueshme për tu shkarkuar në iPhone dhe iPad.
Krijuar nga zhvilluesi Riley Testut, AltStore PAL ishte një prej dyqaneve të para alternative të aplikacione në iOS kur debutoi në Prill. AltStore PAL është i disponueshëm në Bashkimin Europian ku Apple lejon instalimin e aplikacioneve nga dyqane të palëve të treta për të përmbushur kriteret e Aktit të Tregjeve Dixhitale.
AltStore është një aplikacion me burim të hapur që shpërndan emulgatorin e famshëm të lojërave Delta si dhe aplikacione nga zhvillues të pavarur. Shpërndarja e aplikacioneve në AltStore është pa pagesë, andaj Epic Games nuk do të paguajë një tarifë tek Testut por Apple do të grumbullojë tarifën 0.5 euro të teknologjisë pasi Fortnite të marrë 1 milionë instalimet e para.
Konsumatorët që instalojnë AltStore gjithashtu duhet të paguajnë një tarifë 1.5 euro në vit, e cila kërkohet nga Apple. Apple tarifon Testut 0.5 euro për çdo isntalim të AltStore.
Epic Games gjithashtu përsëriti planet për të sjellë dyqanin e saj Epic Games në iOS në Bashkimin Evropian. Epic do të tarifojë 12 përqind për pagesat që përpunon dhe 0 përqind për pagesat e palëve të treta. /GameWorld Albanian