Londër, mijëra qytetarë në marsh solidarizues me Palestinën

Qytetarët e Londrës marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Britanisë në solidaritet me palestinezët, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Çlironi Palestinën”, “Stop vrasjes”, “Sanksione ndaj Izraelit”, “Ndaloni bombardimin e Gazës”, “Duart larg nga Al-Aksa”, “Bombardimi i fëmijëve nuk është mbrojtje”.

Në marsh mund të shiheshin flamuj të shumtë palestinezë, si dhe maska ​​mbrojtëse me mbishkrimin “Liri për Palestinën”.

Izraeli dhe Hamasi, me ndërmjetësimin e Egjiptit, ranë dakord për një armëpushim të enjten në mbrëmje, i cili i dha fund sulmeve disaditore izraelite në Gaza. Të paktën 248 njerëz humbën jetën gjatë sulmeve izraelite nga 10 maji në Gaza, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra.

Mijëra demonstrues në gjithë botën vazhduan të solidarizohen me popullin e Palestinës edhe pas marrëveshjes së armëpushimit. /aa