“Lufta ndaj të gjitha formave të terrorizmit, të përfshihet në konceptin e ri strategjik të NATO-s”

Ministri i Punëve të Jashtme turke, Mevlut Çavusoglu tha se vendosmëria për të luftuar të gjitha format e terrorizmit duhet të përfshihet në konceptin e ri strategjik të përgatitur në NATO.

Mevlut Çavusoglu tha se në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur në Stamboll pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Rumanisë dhe Polonisë, u diskutua për problemin e Ukrainës dhe pritshmëritë dhe prioritetet për samitin e NATO-s që do të mbahet muajin tjetër në Madrid, kryeqyteti i Spanjës.

Duke theksuar se terrorizmi është kërcënimi më i madh për NATO-n dhe aleatët e saj, Çavusoglu tha edhe në lidhje me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, “Ne nuk duam që emri i një vendi të ndryshohet, siç bëri Greqia ndaj Maqedonisë. Kërkesa jonë është mjaft legjitime. Ata duhet të ndalojnë mbështetjen e terrorizmit. Ata gjithashtu duhet të heqin kufizimet ndaj nesh për industrinë e mbrojtjes.”

Ai nënvizoi edhe një herë se Turqia pret hapa konkretë nga Suedia dhe Finlanda për këto çështje dhe shtoi: “Qasja që ne mund ta bindim gjithsesi Turqinë, nuk është e saktë. Ata duhet të ndërpresin mbështetjen e tyre për terrorizmin.”

Lidhur me konceptin e ri strategjik të përgatitur në NATO, Ministri i Punëve të Jashtme tha se “Përcaktimi për të luftuar të gjitha format e terrorizmit duhet të përfshihet në konceptin e ri strategjik (të përgatitur në NATO). /trt