Luftime të ashpra mes forcave izraelite dhe grupeve palestineze në lindje të qytetit Rafah

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes forcave izraelite dhe grupeve të rezistencës palestineze në lindje të qytetit Rafah të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Hamasit thuhet se luftime të ashpra u zhvilluan mes njësive të Kassam-it dhe ushtarëve izraelitë që hynë në lindje të qytetit Rafah.

Gjithashtu edhe Brigadat Al-Quds, krahu ushtarak i Lëvizjes Xhihadi Islamik bënë të ditur se janë përleshur me forcat izraelite në lindje të qytetit Rafah.

Nga autoritetet izraelite nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me temën.