Ballina Artikuj Lutje për të fituar imunitet, që të mos sëmuresh papritur e të...

Lutje për të fituar imunitet, që të mos sëmuresh papritur e të mos të gjejë ndonjë e keqe befas…

Ilmi Rexhepi

Ja një lutje për të fituar imunitet, që të mos sëmuresh papritur e të mos të gjejë ndonjë bela (e keqe) befas:

“Bismil-lahi l-ledhi la jedurru measmihi shejun filerdi vela fissemai ve huvessemiiulaliim”

Për këtë lutje, i Dërguari a.s. ka thënë që, nëse e themi nga tri herë në mëngjes e në mbrëmje, nuk na gjen gjë e keqe befas, as nga toka e as nga qielli.

Ta thuash këtë lutje, mbrohesh nga të këqijat që mund të të ndodhin befasisht, papritur, por kurrsesi nuk duhet të presim mbrojtje nga të këqijat të cilave ua prijmë vetë ne ose ndaj të cilave nuk nërmarrim masat e këshilluara preventive.

Vetë djali i Uthmanit r.a., Ebane, që është ndër transmetuesit e këtij hadithi, ishte pjesërisht i paralizuar. Kur po e transmetonte këtë hadith, një njeri po e vështronte te pjesa e paralizuar, sikur donte të shprehte habinë se pse atë, Ebanen pra, nuk e paskësh mbrojtur kjo lutje.

Ebani i drejtohet e i thotë:

“Çka po më vështron ashtu, një ditë kisha harruar ta thosha këtë lutje dhe më rroku paraliza [në një version tjetër: mbase që të realizohej kaderi i Zotit për mua]!”

Përkthimi i përafërt i kësaj lutjeje:

“(I kërkoj mbrojtje Allahut) duke përmendur emrin e Allahut, me përmendjen e emrit të të Cilit (për t’u mbrojtur) nuk mund të bëjë dëm asgjë në tokë as në qiell, Ai është Dëgjuesi (i të gjithave) dhe i Dituri (për të gjitha).”

| Ilmi Rexhepi |