LVV: Fituam zgjedhjet lokale, dyfishuam votat në nivel vendi

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në zgjedhjet e 17 tetorit ka dal si partia e parë më e votuar në vend.

Përmes një komunikate për media LVV thotë se zyrtarisht ka marr 216 mijë e 556 vota, ndërsa ka dyfishuar numrin e asambleistëve.

Po ashtu LVV thotë se në raport me zgjedhjet e kaluara lokale, e kanë dyfishuar votën në nivel vendi.

Kjo është komunikata e plotë:

Lëvizja sërish doli e para!

Zyrtarisht me 216 mijë e 556 vota Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpall fituesja e këtyre zgjedhjeve lokale.

Falënderojmë secilin votues, nga fshatrat e qytetet tona, dhe diasporën tonë të dashur.

Në raport me zgjedhjet e kaluara lokale, e kemi dyfishuar votën për Lëvizjen në nivel vendi.

Është dyfishuar numri i asambleistëve të Lëvizjes në kuvendet komunale.

Me kandidatët tanë jemi në garë për t’i fituar 12 komuna.

Mbeten vetëm 15 ditë deri në rrethin e dytë zgjedhor, dhe duhet të angazhohemi në maksimum që ta rrisim mbështetjen për Lëvizjen.

Fitorja e Lëvizjes në komuna do të thotë shërbim për qytetarët, transparencë, përkujdesje, zhvillim e drejtësi.

Prandaj këto ditë të lëvizim e të punojmë së bashku, me mbështetësit, vullnetarët, e gjithë qytetarët, sepse bashkë jemi Fitimtarë.

Ta vendosim modelin e qeverisjes Kurti edhe në këto 12 komuna, dhe ta kthejmë pushtetin lokal kah e mbara.