LVV i mbledh nënshkrimet, seanca për votimin e Qeverisë Kurti në ora 17:00

Lëvizje Vetëvendosje përmes nënshkrimeve i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë Kurti.

Seanca është kërkuar të thirret në ora 17:00.

Në këtë kërkesë thuhet se LVV-ja kërkon thirrjen e kësaj seance, “duke marrë parasysh rrethanat e vakumit institucional dhe vullnetin e qytetarëve të vendit në zgjedhjet e 14 shkurtit”.