Ma vërtetuat mendimi tim që kisha për ju ateistet!

Shejkh Muhamed El-Gazali (r.a)

Një debat i gjatë ndodhi mes meje dhe mes një ateisti, duke mbajtur veten dhe duke duruar, derisa shoi gjithçka kishte prej shpifjeve dhe me argumente të qarta largoi çdo dyshim që i rridhte.

Më tha: Nëse Allahu e ka krijuar botën, atëherë kush e ka krijuar Allahun!?
I thashë: Siç duket, ti me këtë pyetje apo me këtë kundërshtim, vërteton, se patjetër çdo gjë duhet të ketë krijues!
– Mos u sill poshtë e lart. Përgjigju pyetjes!
– Nuk po sillem poshtë e lart. Ti mendon se bota nuk ka krijues, d.m.th: Ajo ekziston vetvetiu, pa pasur nevojë për ekzistues (krijuesin e saj). Atëherë, përse pranon thënien se kjo botë ekziston vetvetiu që në zanafillë dhe habitesh me thënien e njerëzve fetarë: Allahu, i Cili ka krijuar botën, Ai nuk ka ekzistues (krijues) përpara Tij”?!
Është e njëjta çështje: përse i beson vetes sate kur pohon diçka dhe përgënjeshtron të tjerët kur ata pohojnë diçka të tyren!?
Nëse të duket se Zoti që nuk ka krijues, është diçka mit, atëherë edhe bota pa krijues është mit gjithashtu, sipas logjikës sate, në rrugën e së cilës je!
– Ne jetojmë në këtë botë dhe e prekim ekzistencën e saj, kështu që nuk mund ta mohojmë atë!
– Kush ta ka kërkuar të mohosh ekzistencën e botës?!
Ne, kur hipim në makinë, anije apo aeroplan, që na mbartin në një rrugë të frikshme, pyetja jonë nuk është rreth ekzistencës së mjetit, por ajo është: A lëviz vetvetiu? Apo, atë e drejton shoferi syhapur!!
Pastaj, sidoqoftë, unë i kthehem pyetjes sate të parë, për të të thënë: Ajo është kundër teje, sepse unë dhe ti pranojmë ekzistencën e një ekzistuesi, që nuk mund të mohohet: për të cilin ti pretendon se ai nuk ka të parë (paraprijës) për të në raport me materien (lëndën), ndërsa unë mendoj se Ai nuk ka të parë (paraprijës) për Të në raport me krijuesin e vet.
Nëse kërkon të tallesh me ekzistuesin që nuk ka të parë (paraprijës) përpara tij, atëherë tallu me veten tënde përpara se të tallesh me fetarët.
– Ti mendon se supozimi mendor është prezent tek të dy grupet?
– Unë po zgjatem me ty për të zbuluar boshllëkun dhe pretendimin, tek të cilët mbështetet ateizmi dhe kaq, ndërsa supozimi mendor, ai nuk është i njëjtë për besimtarët dhe mohuesit.
Unë dhe ti, e shohim kështjellën e ndërtuar. Unë e shoh, pas një vështrimi perfekt, se inxhinieri e ka ndërtuar, ndërsa ti mendon se dërrasat, hekuri, gurët dhe boja janë vendosur në vendin e tyre e janë rregulluar për banorët e saj vetvetiu!
Dallimi mes dy vështrimeve tona ndaj gjërave është, se kur shohim satelitin artificial që sillet në hapësirë, ti thua: Është lëshuar vetvetiu, pa mbikëqyrës dhe pa prodhues, ndërsa unë them: Jo, atë e ka lëshuar mendja mbikëqyrëse dhe ideuese.
Supozimi mendor nuk është i njëjtë: ai për sa më përket mua, është e vërteta pa të cilën nuk mund të bëhet: e për sa të përket ty, ai është e kota, në të cilën nuk ka dyshim për të. Mohuesit (jobesimtarët) e kohës sonë janë inteligjentë në fyerjet ndaj nesh, besimtarëve dhe na akuzojnë për çdo të metë, ndërkohë që veten e tyre e cilësojnë si të zgjuar, të përparuar dhe gjenialë.
Ne jetojmë në tokën e shtruar dhe nën qiellin e ndërtuar: zotërojmë mendje, me të cilën mundemi të hulumtojmë dhe të gjykojmë dhe me këtë mendje vështrojmë, nxjerrim përfundime, debatojmë, besojmë… dhe me këtë mendje refuzojmë imitimin e verbër, ashtu siç refuzojmë pretendimet boshe.
Nëse njerëzit tallen me të prapambeturit, adhuruesit e shkuar dhe i kritikojnë njerëzit për mendimet e tyre të ngurta, atëherë nuk është ndonjë gjë, që të tallen gjithashtu me ata, të cilët e vdesin (mbysin) mendjen në emër të shkencës: të tillët, për fat të keq janë masa e ateistëve!
Por, ne myslimanët, e ndërtojmë besimin tonë në Allah mbi bazën e zgjuarsisë mendore, veprimeve të opinioneve dhe i nxjerrim përfundimet logjike për argumentet e ekzistencës së Lartë nëpërmjet lëvizjeve të mendjes njerëzore në të gjitha anët e universit.
Në një faqe të vetme nga një sure e vetme prej sureve të Kuranit Famëlartë kam gjetur citim të detyrës së mendjes, ku merren tri pamje të njëpasnjëshme në shkallët e ngritjes.
Kjo është sureja “Ez-Zumer” dhe në fillim të saj ty të shfaqet lartësimi i çështjes së diturisë (shkencës) dhe mospërfilljes ndaj injorantëve:
“Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Me të vërtetë, mësim marrim vetëm të zotët e mendjesi” (Ez-Zumer, 9)
Pastaj, të vjen pamja e dytë, për të sqaruar se myslimani nuk është skllav i mendimit të ngurtë apo i një zakoni mbizotërues, por ai është njeri që peshon çfarë i ekspozohet përpara dhe zgjedh atë që është më faktike dhe më e dëlirë:
“Përgëzoji robërit (e Mi). Ata, të cilët dëgjojnë fjalën dhe pasojnë më të mirën e saj. Të tillët, janë ata, të cilët i ka udhëzuar Allahu dhe të tillët janë të zotët e mendjes”. (Ez-Zumer, 17-18)
Më pas, për herë të tretë sillet përmendja e të zotëve të mendjes, në këtë kontekst, se ata janë njerëz të vështrimit në mbretërinë e Allahut, të cilët e studiojnë historinë e jetës në të gjitha anët e ndryshme të saj për të kaluar nga krijesat te Krijuesi:
“A nuk e shikon, se Allahu zbret shiun prej qiellit, e ai rrugëton burime-burime në tokët. Pastaj, përmes tij nxjerr bimësi me ngjyra të ndryshme: pastaj thahet dhe e shikon të zverdhur, pastaj atë e bën dushk! Me të vërtetë, në këtë ka rikujtim për të zotët e mendjes”. (Ez-Zumer, 21)
Siç shihet nga këto tri pamje në këtë faqe të Shpalljes së Fundit, besimi është i shkëputur prej imitimit të verbër, vështrimit të mangët apo mendimit të dobët.
Ai e vë re shpikjen e Krijuesit te bimët, lulet dhe frutat. Se, si nga balta me erë shpërthejnë ngjyra të ndritshme apo të zbehta, që shpërndahen nëpër gjethe dhe degë, të mbushura me shpirt dhe aromë. Pastaj, të gjitha këto i korr, për të qenë rroba e ushqim për njerëzit dhe kafshët, pastaj kashta dhe kalbësitjet kthehen përsëri rishtazi bimë me bukuri të reja e shije, që valëvisin arat e fushat, kush e krijoi gjithë këtë?!
Shoku ynë, sikur të ishte i dehur e nuk di çfarë thotë, tha: Toka e ka bërë gjithë këtë!
– Toka i ka urdhëruar retë të lëshojnë shiun, diellin të rrezatojë dhe gjethet e pemëve të depozitojnë karbonin?!
– Kam për qëllim tërë natyrën, në tokë dhe në qiell!
– Pjata me oriz në drekën apo darkën tënde, toka me qiellin dhe çfarë ka mes tyre kanë bashkëpunuar për të bërë çdo kokërr orizit. Atëherë, çfarë roli ka secili element në këtë krijim?
Kush është përgjegjës i bërjes së mollës të ëmbël dhe të specit djegës? A është dheu i tokës apo shiu i qiellit?
– Nuk e di! E çfarë vlere ka kjo njohje!
A nuke di, se kjo ka nevojë për mendje drejtuese dhe vullnet që ndan llojet!
Atëherë, ku e sheh mendjen, e cila krijon dhe vullnetin, i cili shfaqet në tokën djerr apo në valët e rrezeve?
– Bota është krijuar vetvetiu dhe ka evoluar sipas praktikës së zhvillimit dhe evoluimit, e nuk e dimë origjinën dhe as hollësitë!
Le ta shpjegoj se çfarë do të thuash!
Thoni: Dikur në kohë të vjetra e në periudhën dhe epokën e hershme ka ekzistuar një grup elementesh të verbra, që silleshin në hapësirën e universit, pastaj me kalimin e kohës dhe përplasjet e shumta, erdhi shansi i vetëm, që nuk përsëritet më kurrë, dhe u krijua qeliza e gjallë në formën e saj fillestare, pastaj filloi të shumohet dhe të rritet, derisa arriti këtë që shohim!
Kjo është ajo injoranca, të cilën ju e keni quajtur shkencë dhe nuk jeni turpëruar prej hiperbolizimit të dynjasë me të! Veprime matematikore të komplikuara thoni: Janë zgjidhur vetvetiu: gjallesa inteligjente dhe të mrekullueshme, pretendoni se ato kanë ardhur në jetë nga një shans i dhënë, që nuk përsëritet më kurrë! E gjitha kjo është arratisje prej besimit në Allahun e Madh!
Tha, me gjithë urrejtje, e të kishte Zot, sikur ju thoni, a do të ishte dynjaja e mbushur me gjithë këto tragjedi dhe dhimbjet. Shohim pasurinë nëpërmjet së cilës kënaqen të pasurit, vështirësitë që bllokojnë të mençurit, fëmijët që sëmuren e vdesin dhe invalidë që jetojnë në zymtësi, etj.
I thashë: Ma vërtetuat mendimi tim që kisha për ju! Ateizmi juaj ka të bëjë me probleme psikologjike dhe probleme shoqërore më shumë sesa ka të bëjë me çështje mendore të rëndësishme!
Që në kohë të vjetra kanë ekzistuar njerëz që besojnë dhe njerëz që mohojnë sipas asaj që i godet prej vështirësive dhe lehtësive: “Ka njerëz, që e besojnë Allahun me hezitime, nëse e godet e mira, qetësohen me të, e, nëse e godet ndonjë sprovë, rikthehet në fytyrën e tij, humb dynjanë dhe ahiretini” (El-Haxh, 11).

Shejh Muhamed El-Gazali
Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip. Lavdrim Hamja
Dituria Islame 357