Macron vendos në fokus rolin ndërmjetësues të Turqisë në marrëveshjen e drithit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron vendosi në fokus rolin ndërmjetësues të Turqisë në marrëveshjen e Iniciativës së Drithit në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video të postuar në Twitter, Macron foli për tragjedinë Holodomor në të cilën regjimi sovjetik detyroi miliona njerëz të vdisnin duke i lënë në uri në territorin ukrainas gjatë viteve 1932-1933.

Macron vuri në dukje se lufta Ukrainë-Rusi ka vendosur botën përballë me kërcënimin e krizës ushqimore. “Vendet më të pambrojtura nuk duhet të paguajnë çmimin e një lufte që nuk e duan”, tha ai.

“Bashkimi Evropian deri më tani me ‘korridoret e tij të solidaritetit’ ka arritur të nxjerrë 15 milionë tonë drithë nga Ukraina. Zgjatja 120 ditore e ‘Iniciativës së Drithit në Detin e Zi’ e negociuar nën kujdesin e OKB-së, falë ndërmjetësimit të Turqisë, është e nevojshme për të ndihmuar vendet më të pambrojtura”, theksoi Macron.

Ai tha se Franca siguroi kontribut me 14 milionë dollarë për 25 mijë tonë të drithit të dhuruar nga Ukraina për t’u dërguar në Somali nga Programi Botëror i Ushqimit të OKB-së (WFP). Macron njoftoi një ndihmë prej 6 milionë euro shtesë për WFP-në për transportin dhe shpërndarjen e drithit ukrainas në Jemen dhe Sudan.