Makarona penne me salcë pesto, një pjatë e shpejtë dhe e shijshme

Përbërësit: 350 g makarona penne, 150 g salcë pesto, 100 g djathë i grirë dhe kripë.

Përgatitja: Nëse e kemi salcën pesto të përgatitur, fillojmë direkt duke vendosur një tenxhere me ujë të bollshëm në
zjarr. Pasi uji ka zier, hedhim kripën dhe më pas shtojmë dhe makaronat penne. I lëmë të ziejnë makaronat në
kohën e mjaftueshme. Pasi makaronat kanë zier i kullojmë dhe nëse është e nevojshme mbajmë pak ujë. Hedhim makaronat në një enë dhe shtojmë direkt salcën pesto. E trazojmë mirë që e gjithë salca të përzihet mirë. I shërbejmë makaronat penne me salcë pesto dhe sipër i shtojmë pak djathë të grirë.

Kjo recetë u pëgatit nga Arti i Gatimit