Makina e parë e Turqisë do të sigurojë jetë më të gjatë të baterisë

Makina e parë e prodhimit vendor të Turqisë do të ketë një jetëgjatësi më të madhe të baterisë sesa konkurrentët e saj, thanë prodhuesit e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Katoda NMC (Nikel, Mangan, Oksid Kobalt) do të përdoret në bateritë me litium-jon të makinës, e cila optimizon dendësinë e energjisë dhe fuqisë, shkroi në Twitter Grupi i Iniciatviës së Automobilit të Turqisë (TOGG).

Qelitë e tipit qese me dendësi të lartë të energjisë do të përdoren në modulet e baterisë të cilat do të mbyllen me mbulim alumini për të siguruar forcë të lartë strukturore, sipas TOGG.

Jetëgjatësia, performanca dhe siguria maksimale e baterisë do të sigurohen me ftohje të lëngshme shumë efikase dhe sistem inovativ të menaxhimit të baterisë, thuhet më tej.

Struktura modulare e baterisë mund të përdoret në shumë zona, veçanërisht në ruajtjen e energjisë, shtoi grupi.

Po ashtu thuhet se makinat do të kenë gamë 300/500-kilometra, kurse bateritë e tyre mund të karikohen deri në 80 për qind në më pak se 30 minuta.

TOGG nënshkroi marrëveshje të vullnetit të mirë me prodhuesin kryesor botëror të baterive Farasis javën e kaluar.

Gürcan Karakaş, shefi egzekutiv i TOGG, përmes një video-deklarate tha se si pjesë e marrëveshjes, të dy kompanitë do të realizojnë projekte të përbashkëta në të ardhmen.