Maldive – Kandidati pro-kinez Mohamed Muizzu fiton zgjedhjet presidenciale

Mohamed Muizzu

Kandidati pro-kinez Mohamed Muizzu doli fitues në zgjedhjet presidenciale në Maldive me 54% të votave, sipas numërimeve zyrtare nga Komisioni Zgjedhor.

Presidenti në largim Ibrahim Mohamed Solih e njohu fitoren e rivalit të tij me një mesazh.

“Urime presidentit të sapozgjedhur Muizzu”, shkroi Solih.

Rreth 283 000 votues në Maldive zgjodhën të shtunën midis presidentit aktual pro-Indian të shtetit të zinxhirit ishullor dhe një kundërshtari pro Kinës në një balotazh.

Udhëheqësi aktual Ibrahim Solih, 62 vjeç, kandidoi kundër Mohamed Muizzu, kryetarit 45-vjeçar të kryeqytetit Malé, i cili dëshiron të zvogëlojë ndikimin e Nju Delhit në favor të një roli më të madh për Pekinin.

Të dy kandidatët nuk arritën të fitojnë shumicën në raundin e parë të votimit më 9 shtator. /atsh