“Mali i Zi duhet të bëhet anëtar i plotë i BE-së”

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq tha se vendi i tij duhet të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu.

Spajiq e priti në kryeqytetin Podogoricë, Emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit, Spajiq dhe Escobar mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Spajiq duke tërhequr vëmendje në rëndësinë e përmirësimit të ekonomisë dhe zhvillimit në Malin e Zi, tha se presin më shumë investime nga SHBA-ja dhe BE-ja në vendin e tij.

Ai tha se anëtarësimi i vendit të tij në NATO është tejet i rëndësishëm. “Anëtarësimi në NATO mundëson përparim më të shpejtë drejt BE-së. Mali i Zi duhet të bëhet anëtar i plotë i BE-së”, u shpreh ai.

Escobar nga ana e tij duke theksuar se Mali i Zi ka bërë hapa të rëndësishëm gjatë periudhës së Spajiqit tha se “Çdo vend që hyn në BE është më i begatë dhe më demokratik. Është e këndshme të lëvizësh në këtë drejtim. Ndikimi keqdashës i Rusisë në rajon është shumë serioz”.

Ai u shpreh se Mali i Zi duhet të vazhdojë të jetë partner i besueshëm.

Escobar u prit edhe nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Mali i Zi më 29 qershor 2012 nisi negociatat e pranimit në BE.