Mali i Zi vendos sot nëse do të dërgojë trupa ushtarake në Kosovë

Mali i Zi së shpejti mund të dërgojë trupa ushtarake në Kosovë.

Krejt kjo në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, transmeton lajmi.net.

Lidhur me këtë çështje, sot Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë seancën e rradhës ku në rend të ditës është edhe pika për votimin e vendosjes së këtyre trupave në Kosovë.

Nëse një gjë e tillë kalon në parlamentin malazez, atëherë në Kosovë mund të vijnë deri në 40 trupa malazeze të KFOR-it.

Lidhur me këtë çështje ka pasur edhe reagime të shumta, e sidomos në Serbi.

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin tha dje se udhëheqja e Malit të Zi është duke vepruar në kundërshtim me politikat e Beogradit.

“Më vjen keq që udhëheqja e Malit të Zi harron pa ngurrim se në Kosovë ka serbë dhe popullatë serbe dhe interesa të Serbisë “, është shprehur dje Vulin.

E përveq në Beograd, për këtë vendim ka pasur reagime edhe disa nga partitë opozitare malazeze, të cilat njihen për kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.