Maloku: Vdekja e Deharit të mos keqpërdoret për motive politike, shteti të jap përgjegjësi

Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Naim Maloku ka folur për rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.

Maloku thotë se është një rast tragjik si për familjen ashtu edhe për qeverinë e Kosovës, marrë parasysh që rasti ka ndodh në institucionet shtetërore.

“Është një rast tragjik si për familjen e vet se është djal i ri, dhe me i shku në këtë rast djali prindit nuk është mirë është tragjedi familjare. Është mjat tragjike për shërbimin Korrektues të Kosovës dhe për të gjithë strukturën përgjegjëse të vet shërbimit korrektues, për qeverinë e Kosovës tu e pasë paraysh që vdekja ka ndodh në institucionet shtetërore, ku do të thotë se jetën e ka përgjegjësi pushteti. Shteti e ka përgjegjësinë për trajtimin e njerëzve në burgje”, ka thënë ai për Indeksonline.

Sipas Malokut, nuk është mirë që vdekja tragjike e Deharit të keqpërdoret për motive politike.

“Nuk është mirë që këtë rast tragjik me keqpërdor për motive politike, pa pas një vlerësim konkret, i saktë i dalë nga ekspertiza mjeko- ligjore”, ka thënë ai.

“Është mirë që qeveria me ua plotësu kërkesat fmiljarëve të të ndjerit, të kyqën në rast mjekët që kanë besimin e kësaj familjeve. Qeveria duhet të tregoi veten që me ekipen e mjekëve të zbardh rastin.”, ka shtuar Maloku.