Manchester City është penduar që e ka larguar Jadon Sanchon.
Jadon Sancho ishte pjesë e akademisë së Manchester Cityt, por që më vonë kaloi te Dortmundi.
Skuadra angleze ka klauzolë për transferimin e talentit anglez, mirëpo duhet të ofroj 60 milionë funte për ta rikthyer në skuadër, përcjell “lajmi.net”.
Manchester City është duke u rivalizuar edhe nga rivali lokal, Manchester United, që gjithashtu i do shërbimet e Sanchos.