Man Utd vazhdon formën e dobët në Ligën Premier, shkatërrohen nga Watfordi

Manchester Unitedi është mposhtur me rezultat të thellë 4-1 në udhëtim te Watfordi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kanë marrë edhe humbjen e dytë radhazi në kampionat apo të katërtën nga pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Watfordi i është kthyer fitores pas dy humbjeve.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën të shënojnë dy gola, teksa humben edhe një penallti.

Ismaila Sarr kishte mundësi të hapte serinë e golave nga penalltia në minutën e tetë, por goditja e tij u prit nga David De Gea, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Kiko.

Megjithatë, VAR-i anuloi golin, vendosi ta përsëris penalltinë shkaku që kanë hyrë lojtarët në zonë, por Sarr përsëri ishte i pasaktë, me De Gean që ia priti përsëri gjuajtën nga pika e bardhë.

Vendasit nuk u ndalen dhe në minutën e 28-të shënuan me anë të Joshua King për 1-0, ndërsa Sarr në minutën e 44-të dyfishoi epërsinë dhe me rezultat 2-0 ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, Djajtë e Kuq u kthyen në lojë, luajtën më mirë, shënuan shpejt golin për ngushtimin e epërsisë, por nuk arritën ta fitojnë ndeshjen, pasi nga minuta e 69-të mbeten pa kapitenin Harry Maguire, i cili u largua nga loja pas dy të verdhëve.

Në anën tjetër, vendasit shënuan edhe dy gola gol në minutatt shtesë duke marrë një fitore të madhe dhe të thellë.

Goli i vetëm i Unitedit u shënua nga zëvendësuesi Donny Van De Beek, i cili në minutën e 50-të shënoi për 2-1 pas asistimit të Cristiano Ronaldos dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.

Ronaldo gjeti golin në minutën e 78-të, por që iu anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa në minutat shtesë ishte Joao Pedro shënoi për 3-1 dhe Emmanuel Dennis vulosi rezultatin përfundimtar 4-1.

Pas kësaj humbje, Unitedi e sheh veten në pozitën e tetë me 17 pikë, ndërsa Watfordi zë vendin e 15-të me 13 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq luajnë në udhëtim te Chelsea, ndërsa Watfordi udhëton te Leicester City.