Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrick Dorgu, pësoi lëndim të rëndë të dielën në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Unitedi e fitoi derbin 3:2, kurse Dorgu ishte njëri prej realizatorëve.
Ai u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 81-të.
Mediumet angleze kanë shkruar të martën se Dorgu ka lëndim në pjesën e pasme të kofshës. Ai pritet të mungojë rreth dhjetë javë.
21-vjeçari pritet t’i mungojë edhe Përfaqësueses së Danimarkës në ndeshjet e plejofit për kualifikim në Kupën Botës.
Danimarka në gjysmëfinale të plejofit do të përballet me Maqedoninë e Veriut.
Nëse e fiton atë ndeshje, në finalen e plejofit do të përballet me fituesin e ndeshjes Çeki – Irlandë.
Mësohet se Dorgu në fushë mund të kthehet më 11 prill.
Dorgu do t’i mungojë Unitedit në tetë ndeshjet e ardhshme.
Ai iu bashkua klubit anglez vitin e shkuar nga Lecce për 30 milionë euro dëmshpèrblim.








