Manisaspori prezanton Meriton Korenicën, Ballkani përfiton 200 mijë euro

Meriton Korenica do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Ai të dielën është prezantuar me fanellën e Manisasporit.

Nuk është bërë e ditur se për sa vjet ka nënshkruar, por Ballkani do t’i përfitojë 200 mijë euro nga shitja e futbollistit të krahut.

26-vjeçari ishte ndër lojtarët më meritor që Ballkani siguroi dy herë kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.