Maqedonci publikon fotografi të ekipit të FSK-së që po trajnohen me ushtrinë britanike

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është duke u trajnuar me Ushtrinë Britanike në Belize në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira.

Përmes një fotografie të cilën e ka publikuar, Maqedonci ka thënë se ky trajnim mundëson integrimin me partnerët e Mbretërisë së Bashkuar.

“Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u trajnuar me Ushtrinë Britanike në Belize në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira duke u integruar me partnerët tanë të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.