Maqedoni e Veriut, 223 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 299.642, prej të cilëve 9.079 kanë humbur jetën

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 223 raste të tjera dhe 3 viktima nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 299.642, prej të cilëve 9.079 kanë humbur jetën.

Vendi po ashtu regjistroi 174 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 287.692 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.906.808 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.365 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 2.871. /aa