Maqedonia do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se Maqedonia do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

I pyetur nëse Maqedonia do të përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, Zaev nuk e ka mohuar një gjë të tillë, raporton lajmi.net.

“Kosova mund të llogaris në mbështetjen e Maqedonisë për anëtarësim në UNESCO. Ne do të ndihmojmë edhe në normalizimin e raporteve me Serbinë pasi edhe atë e kemi shtet fqinjë”, ka përfunduar Zaev.