Marrëveshje të përbashkët për t’i bërë ballë emigrantëve, Sunak takim zyrtar me kryeministren e Italisë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak mirëpriti në Downing Street homologen e tij italiane Giorgia Meloni për të diskutuar shqetësimin aktual që lidhet me emigrantët.

Të dyja palët janë goditur nga emigrantët e paligjshëm, të cilët tentojnë të hyjnë në këto shtete në mënyra të ndryshme. Pritet që ata të nënshkruajnë një marrëveshje për migracionin, pas diskutimeve që do të zhvillojnë në mënyrë private.

Liderja italiane vlerësoi mënyrën se si Rishi Sunak zgjodhi t’i bëjë ballë emigrantëve, duke nënshkruar një ligj për parandalimin e tyre. Sunak deklaroi se vlerat e vendit të tij dhe Italisë janë në rregull, për këtë arsye bashkëpunimet kanë në synim sfidat e përbashkëta.

Sfida e përbashkët midis dy vendeve shihet si një shtysë për të përmirësuar akoma më shumë marrëdhëniet e tyre.

Takimi vjen një ditë pasi projektligji kryesor i qeverisë për azilin pastroi fazat e tij përfundimtare në Dhomën e Komunave, megjithëse do të përballet me një provë të ashpër në Lordët kur t’i nënshtrohet një shqyrtimi të mëtejshëm.

Projektligji i emigracionit të paligjshëm do të ndryshojë ligjin në mënyrë që njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht do të ndalohen dhe më pas do të largohen menjëherë, ose në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt si Ruanda.

Prej disa kohësh Italia dhe Britania po përballen më një fluks të lartë emigrantësh, të cilët duan të hyjnë në këto vende për një jetë më të mirë.

Shifrat e raportuara kanë qenë shumë më të larta krahasuar me fillimin e vitit të kaluar, ndërsa ende vijojnë tentativat e emigrantëve për të hyrë në këto vende. /tch