Marrëveshje trepalëshe: Lautaro te Barcelona, Semedo te Man City e Cancelo te Interi

Interi dhe Barcelona thuhet se po planifikojnë një rikthim në Itali të mbrojtësin të Manchester Cityt, Joao Cancelo, që do t’i lejonte Lautaro Martinezit transferimin në Camp Nou.

Sipas Corriere dello Sport, po flitet për një rikthim të bujshëm në Itali të Cancelos, por që edhe Barcelona pritet të ketë rol në këtë gjë, duke e marr fillimisht anësorin.

Gazeta pretendon se Inter e ka identifikuar ish-mbrojtësin e djathtë të Juventusit si një përshtatje të përsosur për skuadrën e Antonio Contes dhe do të ndihmojë Blaugranat ta zvogëlojë çmimin prej 111 milionë euro për Lautaro Martinezin.

Barcelona do të duhet të paguajë klauzolën, por mbrojtësi portugez mund të jetë çelësi për të ndihmuar katalanasit të ulin çmimin.

Një operacion i tillë do të përfshijë, pra klube si Interi, Barcelona dhe Manchester City, ku do të përfshihet edhe Nelson Semedo.

Sipas gazetës, Semedo mund të shkëmbehet me Cancelon dhe të transferohet te Citizens.