Masa për të pavaksinuarit?/ Edhe Kosova mund t’i shqyrtojë kufizimet

Driton Vela

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk e përjashton mundësinë e kufizimeve, dhe me këtë ide pajtohen mjekët si dhe grupe për të drejtat e njeriut.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se mënyra më e mirë për të siguruar shëndetin e përgjithshëm ndaj COVID-19 është përgjigjja vullnetare ndaj vaksinimit.

Sipas tij, varësisht nga shkalla e përfshirjes së popullatës në vaksinim edhe do të ndërmarrin veprime, mirëpo nuk e përjashtojnë mundësinë për kufizim të masave për qytetarët që refuzojnë të vaksinohen.
“Normalisht ne shohim praktikat që po i ndërmarrin shtetet e tjera dhe nuk përjashtohet asnjë lloj mundësie që procesi i vaksinimit të rritet, që të kemi përgjigje më pozitive të popullatës, por tani për tani në Kosovë janë duke u administruar dozat e para dhe të dyta ne do shohim dhe do bëjmë analiza të rregullta se cila është shkalla e përfshirjes së popullatës në vaksinim e cila nuk përjashton mundësinë edhe të ndonjë mase restriktive sikur që nuk përjashtohet mundësia edhe të ndonjë mënyre tjetër të bërjes së procesit më atraktiv që qytetarët të kenë më tepër vullnet për t’u vaksinuar”.

Ndërsa, infektologu Ilir Tolaj e konsideron plotësisht normale që autoritetet të ndërmarrin veprime kufizuese për qytetarët që refuzojnë vaksinimin anti-COVID.

“Është plotësisht normale që autoritetet të ndërmarrin veprime kufizuese në jetën e tyre të përditshme por edhe në punë të të gjithë atyre që refuzojnë vaksinimin dhe nuk kanë asnjë arsye për ta refuzuar atë… Nëse vlerësohet në bazë të të dhënave se njerëzit po e refuzojnë vaksinimin për shkak të bindjeve të tjera dhe se vaksinimi nuk do ketë suksese për shkak të këtij refuzimi atëherë autoritetet duhet të përgatiten dhe të aplikojnë masa detyruese për vaksinim”.

Por mjeku  vendosjen e kufizimeve për qytetarët duhet të jenë opsioni i fundit.

“Mendoj se ky duhet të jetë opsioni i fundit nëse institucionet e shohin të arsyeshme që ka stagnuar procesi i vaksinimit dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve, sigurisht që duhet të merren hapa të tillë nëse vendet me një traditë të shtet-bërjes dhe demokracisë veçse kanë bërë këso masa pse jo në një të ardhme të afërt ose të largët ta bëjë edhe Kosova të ndërmarrë masa të tjera.

“Pra, çdo veprim që shteti e merr në mbrojtje të qytetarëve pavarësisht asaj masave kufizuese sepse pa marr masa kufizuese nuk mund ta luajë rolin e gjyqtarit, është në përputhje me të drejtat e njeriut, qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të vaksinohen”, u shpreh Shala.

Në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit pozitivë me koronavirus kanë rezultuar 271 persona. Ndërsa, mbi 478 mijë qytetarë janë vaksinuar që nga fundi i marsit të këtij viti kur ka nisur vaksinimi në Kosovë. /tch